Fuqia “e ambasadorëve të vërtetë”! Tifozi zviceran i Lacios: U dashurova me klubin nga Lorik Cana, dua Kumbullën dhe Rashicën

Ndonëse nuk ka popullaritetin e klubeve të tjera të mëdha si Real Madrid, Barcelona, Juventus apo Milan, prapë së prapë Lazios nuk i mungojnë tifozët nëpër botë. Portali i dedikuar tifozëve bardhekaltër “the laziali” ka sjellë një intervistë me një mbështetës të klubit nga Zvicra. Fanellën e Lazios e ka mbajtur veshur për disa sezoni dhe ish-kapiteni dhe simboli i Kombëtares sonë kuqezi, Lorok Cana, i cili duket se ka qenë edhe arsyeja pse lindi kjo dashuri mes tifozit zvicerian dhe Lazios.

Ndërsa kur vjen biseda për të ardhmen, janë sërish lojtarët shqiptarë që dalin në pah, teksa në dëshirat e tij për tu veshur bardhekaltër janë Marash Kumbulla dhe Milot Rashica. Nga fjalët e këtij tifozi kuptojmë edhe fuqinë e futbollit, të cilët pa frikë mund të quhen edhe ambasadorët më të mirë të një shteti, pasi me imazhin e tyre i japin një tjetër fytyrë vendit prej nga vijnë.

“Si u bëra tifoz i Lazios? Fillova të shoh futboll rregullisht dhe të mbështjesja Lazion në sezonin 2014/15, më së shumti për shkak të futbollistëve të mi të preferuar, Lorik Cana dhe Miroslav Klose.

Kë dëshiroj të firmosë për Lazion? Kumbulla duket një transferim real për këtë verë. Do më pëlqente ta shihja këtë marrëveshje të kryer. Por në mënyrë sekrete ëndërroj të shoh me fanellën e Lazios Milot Rashicën e Verder Bremenit. Duhet të përforcojmë mbrojtjen dhe të dy krahët nëse duam të konkurojmë me klubet e mëdha të Champions League”, ka thënë tifozi zvicerian i Lazios./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online