“Tërësisht qesharake”/ Bundesliga nuk fal askënd dhe shpalli masën ndëshkimore, reagon talenti i Dortmundit

Në Bundesligë nuk kanë ndër mend të tolerojnë aspak dhe këtë gjë e tregon qartë fakti i dënimit të talentit të Borusias së Dortmundit, Jadon Sancho. Arsyeja e vetme ka qenë një qethje e flokëve. Kaq ka mjaftuar që ky gjest të gjykohet si një shkelje e rregullave të higjenës duke marrë masën e gjobitjes për të dhe futbollistin Akanji.

DFL ka gjobitur Manuel Akanji dhe Jadon Sancho. Lojtarët nga Borussia Dortmund kishin shkelur qartë standardet e higjienës së përgjithshme dhe të mbrojtjes së infeksionit në emërimet e parukierëve në shtëpi dhe në veçanti konceptin mjeko-organizativ të forcës së punës DFL. Nuk ka dyshim se futbollistët profesionistë gjithashtu duhet të kenë flokët e tyre. Sidoqoftë, kjo aktualisht duhet të bëhet në përputhje me konceptin mjekësor-organizativ”, sqaronte Liga e futbollit gjerman.

Ndërkohë pas njohjes me këtë vendim, ka reaguar edhe ylli i ri i Dortmundit. Ky i fundit ka shpërndarë një postim në rrjetin e tij social “Tëitter”, ku shkruan: “Tërësisht qesharake”. Në Gjermani dihet se shpesh vendoset me dorë të hekurt dhe rregullat nuk janë bërë aspak për t’u thyer, por për t’u ndjekur, pavarësisht se sulmuesi anglez mund të mos pajtohet me masën e marrë ndaj tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online