Zyrtare, Hamburgu dhe Mavraj gjejnë “gjuhën e përbashkët”

Mërgim Mavraj dhe Hamburgu e kanë ndërprerë kontratën. Skuadra gjermane e kishte pezulluar mbrojtësin e kombëtares prej disa muajsh dhe pritej vetëm të konfirmohej largimi. Mes palëve marrëveshja ishte e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2019, por 32-vjeçari nuk ishte në planet e klubit.

“HSV dhe Mërgim Mavraj kanë rënë dakord për të përfunduar kontratën e 32-vjeçarit, që skandonte në qershor të vitit 2019, me efekt të menjëhershëm. Duam të falënderojmë Mavrajn për shërbimet e tij dhe i urojmë atij më të mirë në të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e klubit gjerman.

Hamburgu ra në Bundesliga 2 dhe paga e Mavrajt shkonte në rreth 2 milionë euro, ndërkohë që duke parë se nuk kishte luajtur, edhe klubet e interesuara për qendërmbrojtësin nuk paguanin për kartonin e tij. Deportivo La Korunja në Spanjë kërkon shërbimet e lojtarit të kombëtares, që tashmë zyrtarisht është i lirë.

https://www.facebook.com/hsvenglish/photos/a.1828332434083176.1073741828.1824681317781621/2058726307710453/?type=3&theater

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online