ZYRTARE/ Gomez tërhiqet nga përfaqësuesja e Gjermanisë

Mosha 33-vjeçare bën të vetën dhe tani nuk ka më sens që Mario Gomez të vijojë të jetë pjesë e përfaqësueses së Gjermanisë. Sulmuesi shtatlartë ka njoftuar përmes një postimi në “Facebook” se nuk do të jetë më pjesë e Kombëtares së Gjermanisë.

Kujtojmë që Gomez ishte pjesë e skuadrës së Gjermanisë në Kupën e Botës së organizuar në Rusi. Në të treja ndeshjet në Botëror, Gomez u aktivizua si zëvendësues. Me Gjermaninë, lojtari në fjalë është aktivizuar në 78 ndeshje, duke shënuar dhe 31 gola, por për fatin e tij të keq nuk ishte në Brazil, kur Gjermani fitoi Kupën e Botës për shkak lëndimesh.

“Aventura ime në ekipin kombëtar nuk ishte gjithmonë e lehtë dhe e e suksesshme, por mbetet e bukur”.

“Unë kam takuar shumë njerëz me të cilët do të t’i kem miq dhe në të ardhmen, por tani është koha për t’u krijuar më shumë hapësira lojtarëve të rinj, atyre që kanë talent dhe që duna të përmbushin ëndrrën e tyre, për të veshur bluzën e Gjermanisë, për të fituar përvojë dhe për të arritur shumë suksese me Kombëtaren.

“Unë uroj ekipin, trajnerët dhe të gjithë shokët e skuadrës vetëm më të mirë. Do të kënaqem me familjen time gjatë ndeshjeve ndërkombëtare. Së shpejti Gjermani do na jep të gjithëve shumë gëzime përsëri”.

Gomez bëhet i dyti lojtar pas Ozil që tërhiqet pas Kupës së Botës, Rusi 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online