Zyrtare: Golovin transferohet në Ligue 1

Klubi i Monako zyrtarizon blerjen më të re. Ai është mesfushori rus, Aleksandër Golovin. 22-vjeçari u ble nga CSKA-ja e Moskës për shifrën e 30 milionë euro. Marrëveshja ishte arritur dhe pritej vetëm zyrtarizimi.

Pak më parë ekipi i principatës nxori dhe njoftimin zyrtar në faqen e klubit, teksa thuhet se me mesfushorin e Rusisë është nënshkruar një kontratë 5-vjeçare. Për futbollistin që spikati në “Rusi 2018” u interesua edhe Juventusi e Çelsi, por ka qenë Monako klubi që u tregua më i shpejtë dhe bindi lojtarin e klubin rus.

https://www.facebook.com/asmonaco/videos/2128808153817918/

Golovin ka luajtur për 4 sezone me klubin e CSKA-së se Moskës. Në 61 takime të luajtura në total, mesfushori ka shënuar 9 gola. Ai ka fituar aty kampionatin, kupën dhe superkupën. Gjithashtu, talenti rus është pjesë edhe e kombëtares, me të cilën mori pjesë në kampionatin Botëror të zhvilluar këtë verë. Në sezonin 2012/2013, Golovin është shpallur kampion i U17 me Rusinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online