Zyrtare, Gjilani i “vjedh” mesfushorin Kastriotit

0

Gjilani ka surprizuar Kastriotin, teksa ka arritur të bindë mesfushorin brazilianin Xheferson Lopez të luajë për ta. Krutanët e kishin kontaktuar prej kohësh 28-vjeçarin, madje kishin arritur edhe një marrëveshje, por në fund ai ka menduar ta vijojë karrierën me të kuqtë.

Krutanët edhe i kishin prerë biletën e avionit ish-futbollistit të Kukësit. Gjithsesi destinacioni i Xheferson është përcaktuar tashmë, pasi ka mbërritur në Gjilan dhe është prezantuar me ekipin e tij të ri. Ai numëron 40 ndeshje në Kategorinë Superiore.

“Gjilani sot ka arritur marrëveshje me lojtarin Brazilian Xheferson Lopez, ku ai do bartë fanellën e skuadrës kuq e bardh për edicionin e ardhshëm. Mesfushori brazilian më parë është paraqitur për skuadrën nga Shqipëria, FK Kukësi, ku edhe ka qenë fitues i Kupës së Shqipërisë me skuadrën nga Superiorja”, njofton klubi i Gjilanit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.