Zyrtare, Gilman Lika kthehet në vendlindje!

Gasper Marku

Gilman Lika vishet kuqeblu. Lajmi mësohet nga burime konfidenciale për “Sport Ekspres”, ku bëhet e ditur se në takimin që Gilman Lika pati në orët e vona të mbrëmjes me drejtuesit e Vllaznisë, me praninë edhe të trajnerit Armando Cungu, mesfushori shkodran ka rënë dakord për të firmosur.

Procedurë, që sipas të njëjtit burim, do të kryhet zyrtarisht paraditen e së mërkurës. Emri Gilman Lika kishte ditë që flitej dhe ishte një pistë serioze për bashkimin e tij me kuqeblutë. Ashtu si edhe kolegu i tij, Edon Hasani, Lika kërkonte të bënte të njëjtën gjë për një rikthim në shtëpi, preferencë që nuk ka nguruar ta shprehë publikisht ditë më parë edhe në “Sport Ekspres”.

Alternativa “Lika” është parë me përparësi nga drejtuesit kuqeblu, por vetëm dje në mbrëmje është vendosur përfundimisht për marrëveshjen për sezonin e ri. Mesfushori me shumë përvojë kthehet te skuadra kuqeblu pas shumë vitesh, pas pasi ka veshur fanellat e Flamurtarit dhe Tiranës në Shqipëri, por edhe të tjera jashtë vendit.

Prezantimi pritet të bëhet të mërkurën dhe pastaj futbollisti do të bashkohet me grupin në stërvitje, duke u bërë kështu afrimi i dytë zyrtar i kuqebluve në merkaton e verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online