Gjiganti Telushi, Kroacia i përulet!

Lojtari më i mirë i javës! Ndoshta në Kroaci nuk e kuptonin se Slaven Belupo kishte bërë goditjen e sezonit dhe, ndoshta vetë Bruno nuk e dinte se pikërisht një kampionat më shumë konkurrues ishte ajo që duhet të kishte zgjedhur me kohë, duke braktisur Vlorën dhe Flamurtarin, aty ku sigurisht ka dhënë më shumë se sa zemrën e tij…

Dhe, menjëherë, mesfushori ka fituar respektin e kundërshtarëve dhe medieve, pasi është përzgjedhur, sipas statistikave, lojtari më i mirë i fundjavës që lamë pas duke qenë pjesë e top 11 të ekspozuar në faqen http://telesport.telegram.hr.

Sakaq, në analizën që bëhej, Telushi kishte rezultuar, në sfidën e fituar në fundjavë, ndaj Inter Zapresiç, një forcë e natyrës. Plot 315 pikë, më shumë se kushdo në top 11 e javës.

Statistika të frikshme për një mesfushor: 2 nga 3 goditje në kuadrat, 42 nga 47 pasime të sakta, 12 nga 15 duele të fituara, 2 nga 2 driblime të arritura dhe 10 krosime të sakta.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online