Lajmi ishte bërë publik prej ditësh, por natyrisht pa hedhur firmat nuk ka asgjë të sigurt në futboll. Enis Gavazaj që sot është futbollist i Jenisej në Rusi.
Behet fjalë për një klub të vogël në Siberi, në qytetin Krasnojarsk, por që mahniti sezonin e shkuar duke fituar edhe ndeshet play-off dhe duke u ngjitur në Premier Ligë. Buxheti i klubit është i konsiderueshëm dhe Gavazaj është një nga goditjet që klubi ka planifikuar deri në fillimin e kampionatit.
Në këtë mënyrë, Gavazaj le Shqipërinë pas dy sezonesh shumë të mira me Skënderbeun, ku rigjetur formën e plotë fizike dhe kapi kombëtaren shqiptare, pas vuajtjeve nga dëmtimet në Belgjikë, ku nuk i eci te Genti e më pas te Roselare.
23-vjeçari largohet nga Skënderbeu pas 75 ndeshjesh dhe 6 golash e shumë asistesh, ndërsa tani kërkon sukses në Rusi. Feston edhe Skënderbeu, që sërish bën një goditje të madhe, dalë bashkëpunimit me menaxherin Shkumbin Qormemeti.
Mesfushori anësor është prezantuar sot nga klubi rus, që i ka uruar mirëseardhjen edhe në shqip.