Zyrtare, Fidan Aliti lë Skënderbeun dhe firmos në Suedi!

Fidan Aliti është që sot një “ish” për Skënderbeun, sepse transferohet te Kalmari në Suedi.

“Sport Ekspres” mëson se mbrojtësi i fuqishëm i kampionëve të Shqipërisë ka firmosur për klubin e njohur suedez një kontratë 4-vjeçare.

Skënderbeu arkëton nga ky transferim 200 mijë euro, por gjithashtu do të mbajë 25% të kartonit, në rast rishitjeje.

Drejtori sportiv i Skënderbeut, Haris Fakiç, ka qenë personi që është përkujdesur për të gjitha detajet e një transferimi tjetër të bujshëm nga Skënderbeu, duke firmosur sot me drejtorin e klubit suedez, Thomas Andersson-Borstam. Një tjetër goditje e rëndësishme nga  agjencia e Fakië dhe Shkumbin Qormemetit, Select Sport Management, pasi Aliti kishte edhe një vit kontratë dhe shifra e shitjes është e konsiderueshme.

Shitja e Alitit lë një gropë të madhe te Skënderbeu, që gjithsesi ka emra si Lulaj e Sambou krah Radas dhe këtë janar afroi shumë lojtarë, ndaj shpreson që të gjejë të rinj të tjerë interesantë, për t’i vlerësuar në treg.

Jam i lumtur që po firmos, pres me padurim të takoj shokët e mi të rinj. Do doja të falënderoja drejtuesit e Kalmarit, që treguan se dëshironin patjetër të firmosnin me mua”, tha Aliti për faqen zyrtare të Kalmarit.

“Mendoj se mund të jap maksimumin si qendërmbrojtës, pëlqej duelet e forta dhe punoj fort për të fituar çdo top. E shoh veten si futbollist në formë mjaft të mirë fizike dhe kjo ndihmon shumë në futbollin e sotëm. Ka pasur shumë zëra gjatë janarit, por ndjeva se Kalmari ishte klubi i duhur për mua”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *