Zyrtare, Ekuban firmos në Angli te Lids!

Përpara dy javësh, “Sport Ekspres” do të publikonte lajmin ekskluziv të transferimit të Kaled Ekubanit te Lids Junajtidi, për shumën e 500 mijë eurove, por tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi i kësaj marrëveshje.

Ish-sulmuesi i Partizanit transferohet në Angli, në Championship, pra liga e dytë sipas nivelit të kampionatit britanik, ku ka firmosur kontratën e tij. i lumtur për këtë zgjedhje, ai ka buzëqeshur gjatë firmës dhe më pas ka pozuar edhe me fanellën e re.

Një aventurë e re për sulmuesin italo-ganez, teksa Kievo arkëton thuajse gjysmë milioni euro nga kjo marrëveshje, duke i fituar të gjitha. Ekuban largohet nga Italia pa luajtur kurrë në Serinë A.

Një mësim dhe një pendesë e madhe për Partizanin, i cili duhet të jetë më i kujdesshëm në negociata sepse mund të kthejë lojtarë të panjohur në xhevahire dhe në fund të mos perfitojë asnjë qindarkë…

Konfirmohet ekskluzivja e “Sport Ekspres” e 29 qershorit…

Ekuban, anglez për 500 mijë €

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online