Partizani: Starova rikthehet këshilltar!

0

Nga klubi i kuq nuk kishte asnjë reagim në lidhje me dorëheqjen e Starovës. Madje, Partizani e mohoi edhe paraqitjen e dorëheqjes nga ana e ish-trajnerit. Megjithatë, përmes faqes zyrtare në “Facebook”, ata kanë zyrtarizuar lëvizjet e fundit. “Klubi ka marr në konsideratë vendimin e fundit që ka shprehur trajneri Sulejman Starova, ardhur sigurisht nga situata aspak e mirë e krijuar përgjatë periudhës së fundit ku kanë munguar rezultatet sportive. Klubi falenderon Sulejman Starovën për punën e tij të deritanishme në drejtimin e skuadrës në detyrën e trajnerit. Sulejman Starova do të vijoj të jetë pjesë e 15-të herë kampionëve të vendit, në pozicionin e këshilltarit të presidentit Demi”, – përfundon njoftimi i klubit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.