Zyrtare: Egzon Belica “dem i kuq” edhe dy vite, largohet Ardit Hila

Jozef Ekuban u zyrtarizua pjesë e Partizanit për sezonin e ardhshëm, ndërkohë që së fundmi ka ardhur një tjetër lëvizje. Mbrojtësi Egzon Belica ka pranuar ofertën e “demave të kuq” dhe ka firmosur deri në vitin 2021.

NJOFTIMI – Klubi zyrtarizon sot zgjatjen e bashkëpunimit me Egzon Belicën. Mbrojtësi 28 vjeçar dhe drejtuesit kanë nënshkruar kontratën e re e cila e konfirmon pjesë të kampionëve deri në 2021. Palët konkretizojnë kështu pozitivisht të ardhmen e titullarit te Partizani.

Belica pjesë e të kuqve nga 2018, falë paraqitjeve dhe cilësive që ka shfaqur përgjatë gjithë eksperiencës me fanellën e kuqe me të cilën u shpall edhe kampion i Shqipërisë, konsiderohet një prej lojtarëve më të spikatur të ekipit dhe kampionatit tonë. Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, fakt i cili pasqyron më së miri besimin dhe korrektësinë e marrëdhënies klub–lojtar.

Një lajm i mirë rinovimi me Velicën për trajnerin Franko Lerda, i cili do të ketë në dispozicion një nga lojtarët më të spikatur të sezonit të shkuar. Ndërkohë burime të SportEkspres.com bëjnë me dije se nuk ka një marrëveshje me mesfushorin Ardit Hila, të cilit i ka përfunduar kontrata dhe do ta vijojë karrierën në ekip tjetër.

Më vonë diçka e tillë është konfirmuar edhe nga klubi i kuq: “Klubi i Futbollit Partizani 16-të herë kampion i Shqipërisë, falwnderon mesfushorin Ardit Hila për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe gjatë sezonit të tij të parë si pjesë e ekipit që u shpall kampion i vendit.

Titullar në pjesën më të madhe të sezonit, Hila pati merita në rikthimin e titullit pas 26 vitesh. Klubi informon se mesfushori 25-vjeçar dhe drejtuesit kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre për sezonin e ri. Klubi dëshiron të falënderoj lojtarin Ardit Hila dhe i uron njëkohësisht suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *