Zyrtare, Dedja merr drejtimin e Lushnjës

Më në fund, pas shumë ditësh pritjeje, drejtuesit e Lushnjës kanë vendosur për trajnerin e ri, që do të jetë Hysen Dedja. Trajneri shkodran, i cili e ka drejtuar edhe më parë Lushnjën, ka mbyllur gjithçka sot dhe do të nisë menjëherë punën me skuadrën e re.

Drejtuesit e Lushnjës kishin disa ditë që ishin në kërkim të trajnerit të ri dhe kishin disa alternativa, por në fund është arritur akordi me Hysen Dedjan, një emër i njohur në fushën e trajningut në Shqipëri, por që prej 13 vitesh ishte shkëputur nga kjo punë. Ndoshta fakti që e njeh ambientin te skuadra verdhejeshile ka bërë që Dedja të kthehet dhe të drejtojë një skuadër në Superiore. Ai do të zërë vendin e Artan Banos, i cili e ka drejtuar Lushnjën në sezonet e fundit në Superiore dhe në Kategorinë e Parë. Trajneri shkodran do të debutojë në stolin lushnjar në javën e fundit të fazës së parë të kampionatit, pikërisht në transfertën e Gjirokastrës me Luftëtarin. Në ndeshjen ndaj Teutës Lushnja u drejtua nga dy ndihmëstrajnerët Çuko dhe Gjika, ndërsa pas ndeshjes Fatjon Sefa tha se duhej të kthehej Bano, por klubi lushnjar ka vendosur të ndërrojë “timonier”, duke parë edhe presionin e madh nga një pjesë e madhe e tifozerisë, që kishin ankesa të mëdha ndaj klubit e sidomos trajnerit.

KARRIERA Hysen Dedja ka drejtuar në karrierën e tij disa skuadra, siç janë Vllaznia, Teuta, Bylisi, Luftëtari, Erzeni, Laçi dhe Egnatia. Ai ka qenë në krye të Lushnjës në sezonin 1999-2000. Rikthehet te kjo skuadër pas shumë vitesh, pas plot 17 vitesh, ndërkohë që ka marrë përsipër një detyrë shumë të vështirë. Ai do të përpiqet ta mbajë këtë skuadër në Superiore, por do të jetë shumë e vështirë, sepse verdhejeshilët mbajnë vendin e fundit në tabelën e renditjes, kur janë luajtur 7 javë kampionat. Një fitore e mundshme në ndeshjen e sotme me Teutën në shtëpi do të ishte një shans në lidhje me objektivin e mbijetesës në elitën e futbollit shqiptar. Në të kundërt ky objektiv bëhet edhe më i vështirë, për të mos thënë i pamundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online