Zyrtare/ Chelsea prezanton Lukakun, sulmuesi belg harron menjëherë Interin: Mundësi që erdhi në kohën e duhur

Tashmë është gjithçka zyrtare. Chelsea prezanton Romelu Lukakun, për të cilin shpenzoi shifrën rekord prej 115 milionë eurosh. Sulmuesi belg ka firmosur për 5 vite me blutë e Londrës dhe është i gatshëm të fitojë sa më tepër trofe me ta. Lukaku harron menjëherë Interin, teksa shprehet se mundësia e kalimit në “Stamford Bridge“ erdhi në kohën e duhur, ndërsa shton se Chelsea është klubi që ai ka mbështetur që në fëmijëri.

“Jam i lumtur dhe i bekuar që kthehem në këtë klub të mrekullueshëm. Ka qenë një udhëtim i gjatë për mua. Unë erdha këtu si një fëmijë që kishte shumë për të mësuar, tani do të kthehem me shumë përvojë dhe më i pjekur. Marrëdhënia që kam me këtë klub do të thotë shumë për mua. Siç e dini, unë e kam mbështetur Chelsean si fëmijë dhe tani të kthehem dhe të përpiqem t’i ndihmoj ata të fitojnë më shumë tituj është një ndjenjë e mahnitshme.

Mënyra se si po shkon klubi i përshtatet ambicieve të mia në mënyrë perfekte në moshën 28 -vjeçare dhe sapo dola duke fituar Serie A. Unë mendoj se kjo mundësi vjen në kohën e duhur dhe shpresojmë se mund të kemi shumë suksese së bashku. Që kur u largova nga Chelsea, ka qenë një udhëtim i gjatë me shumë ulje -ngritje, por këto përvoja më bënë të fortë dhe sfida është të përpiqem të ndihmoj ekipin të fitojë edhe disa trofe. Mezi pres të filloj dhe të ndihmoj klubin të arrijë më shumë suksese”, ka deklaruar Romelu Lukaku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online