Zyrtare, Cetkoviç ndahet me Partizanin

Pas largimit të Ylber Ramadanit, i shitur te Vejle në Danimarkë, Partizani ndahet edhe me një tjetër mesfushor, sepse nuk ka rinovim me Marko Cetkoviç.

Malazezi, i cili u afrua te Partizani në janar, pas disa muajsh në Bosnje-Hercegovinë te FK Sarajevo, ka mbyllur marrëdhëniet me klubin e kuq, sepse nuk ka gjetur marrëveshjen për rinovim, me palët që janë ndarë tek aspekti ekonomik.

Ka qenë vetë Cetkoviç ai që ka zyrtarizuar ndarjen, me një postim në Facebook ku falënderon tifozët, stafin dhe shokët te Partizani, ndërsa i uron klubit suksese në Europa League dhe Superiore.

Në kampionatin shqiptar Cetkoviç ka lënë mbresa në dy sezone me Laçin, ndaj nuk përjashtohet që të marrë oferta të reja në Superiore, duke parë cilësitë dhe eksperiencën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online