ZYRTARE | Besëlidhja gjen trajnerin e ri, Gjoni merr drejtimin e ekipit

Do të jetë Vladimir Gjoni trajneri i ri i skuadrës së Besëlidhjes. Burime të sigurta tregojnë se tekniku 48-vjeçar do të jetë timonieri i ekipit dhe marrëveshja është arritur.

Ish-trajneri i Egnatias do të marrë drejtimin e skuadrës duke nisur që nesër. Pas largimit të Ndriçim Kashamit, vendin e tij e mori Gledis Lani, i cili e mbajti rolin e trajnerit në mënyrë provizore, derisa drejtuesit të gjenin një teknik tjetër.

Gjoni më parë ka arritur që të ngjisë nga Kategoria e Dytë në të Parën Egnatian, por ka dhënë kontributin e tij edhe për ekipin e Burrelit, si dhe për skuadrën e Luftëtarit. Lezhjanët kanë si objektiv ngjitjen në Superiore dhe Gjonin e pret një mision jo i lehtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *