Zyrtare/ Baka firmos në Spanjë, Vijareali e prenoton deri në :”pension”

Karlos Baka, ka shkëputur sot çdo bashkëpunim me ekipin e milanit. Sipas “Sky Sport”, Baka sapo ka firmosur në selinë e klubit të Vijarealit një kontratë që do ta mbajë te lidhur me “nëndetësen e verdhë” për katër sezonet e ardhshme.

Me firmën në kontratën e re, nuk më asnjë pengesë për transferimin e Samuel Kastijehos te klubi i Milanit. Sezoni i kaluar, ku Baka shënoi 15 gola për Vijarrealin, i ka impresionuar shumë drejtuesit e skuadrës spanjolle, prandaj ata kanë vendosur t’i besojnë atij një kontratë 4-vjeçare.

Në përfundim të kontratës Baka do të jetë 36-vjeç, dhe me shumë mundësi ekipi i tij i fundit do të jetë po “nëndetësja e verdhë”, që te kolumbiani ka gjetur zgjidhjen ideale për të zëvendësuar Sedrik Bakambun, i cili u largua drejt Kinës për një shumë rekord në muajin janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *