Ivan Gazidis largohet zyrtarisht nga skuadra e arsenalit. Milan i ka bërë në ofertë konkrete Gazidis për postin e drejtorit. Bëhet fjalë për një ofertë stratosferike, pasi rroga e tij do të jetë afro 1 milion euro dhe përfitimet në një sezon mund të shkojë deri në 4 milionë euro.
Ka qenë vetë klubi anglez që përmes një deklarate për shtyp ka bërë me dije se Ivan Gazidis nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Arsenalit, duke emëruar në postin e tij Raul Sanllehi dhe Vinai Venkatesham.
Gazidis ka mbajtur rolin shefit ekzekutiv për afro 10 vite tek “topçinjtë” dhe ishte pikërisht personi që emëroi Unai Emerin si pasues të Venger.