Ardit Peposhi është zyrtarisht një futbollist i Kukësit. Lëvizje surprizë nga klubi kampion, që sot duhej të prezantonte azerin Alijev, por në konferencën për shtyp prezantoi edhe Peposhin.
Mesfushori 24-vjeçar nga Kukësi, i cili luan edhe në mbrojtje, ka firmosur me Kukësin dhe ka folur për herë të parë si pjesë e klubit kampion, pas aventurave te Tirana, Teuta, Bylisi e Korabi.
“Jam i lumtur që kthehem tek ekipi i vendlindjes. Kam luajtur edhe me Tiranën e klube të tjera, ndaj jam i mësuar me presionin. Si kundërshtar e kam pasur shumë të vështirë ndaj Kukësit, tani jam pjesë e tij dhe synimet janë madhore, ndaj shpresoj të fitojmë kampionatin e kupën.
Jam kuksian dhe kam detyrime ndaj këtij klubi. Premtoj maksimumin, Kukësi ka synime madhore dhe do të jap gjithçka, por edhe do të marr nga Kukësi”.