Ditën e sotme klubi i Ajaks ka konfirmuar rinovimin me një nga lojtarët më të mirë të sezonit të kaluar. Dushan Tadiç do të jetë futbollist i klubit halandez deri në vitin 2023. Ai dhe drejtuesit kanë rënë dakort për të zgjatur bashkëpunimin, pavarësisht ofertave të shumta ndaj yllit serb.
Kontrata aktuale skadonte në vitin 2022. Qëllimi i kësaj së re ka qenë shtyrja e bashkëpunimit, por edhe rritja e termave financiarë. Diçka më se e merituar nga 30-vjeçari, i cili ishte një nga “ingranazhet” kryesorë të atij Ajaksi “magjik” të sezonit të shkuar.
Dashuria mes tij dhe Ajaksit nu do përfundojë direkt pas mbarimit të kësaj kontrate. Tadiç pas vitit 2023 do vazhdojë të jetë trajner profesionist në akademinë e klubit të paktën deri në vitin 2026.
Tadiç është shpallur golashënuesi i vitit në Holandë. Ballkanasi arriti të tundte 36 herë rrjetën në 56 ndeshje në të gjitha garat me Ajaksin këtë vit. Në vetëm një vit në Amsterdam ai ka fituar dashurinë e të gjithëve. Më parë Tadiç ka luajtir me ekipe si Tuente, Groningen apo Sauthempton.
A true artist is never done. ?#ExtendingTadic pic.twitter.com/d7f4faUBMj
— AFC Ajax (@AFCAjax) July 8, 2019