Zvicra “oazi” i Kosovës, Shaland i merr mbrojtësin

Zvicra do të jetë epiqendra për Kosovën. Sikurse edhe dihet, janë të shumtë lojtarët shqiptarë në këtë vend dhe jo më kot ish-presidenti i FFK, Fadil Vokrri, vendosi të emërojë Bernard Shaland si trajner të përfaqësues.

Tekniku zviceran po kërkon për lojtarë në Zvicër dhe është pikasur i radhës që do të ftohet. Mirlind Kryeziu është i përzgjedhur dhe do të ftohet nga Kosova raporton “Supersport Kosova”.

Futbollisti 21-vjeçar prej katër vitesh luan në futbollin profesionist. Fillimisht ishte pjesë e Biel-Beine në Challenge League. Më pas u kthye te Zyrihu, klub që e kishte nën kontratë dhe e pat dhënë huazim.

Kryeziu luan në të dy krahët e qendrës së mbrojtjes. I gjatë 193 centimetra dhe luan me këmbën e majtë. Vjet ka nënshkruar për katër vite dhe te Zyrihu këtë sezon ka luajtur 7 ndeshje, duke qenë një lojtar i rëndësishëm i kësaj skuadre. tashmë ai do të luajë për Kosovën, ndërkohë që më parë ka luajtur me Zvicrën U17 (9 ndeshje të plota).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *