Gjermania organizatore, gjithnjë mes katër më të mirave

Sot është caktuar dhe vendi organizator për Kampionatin Europian të vitit 2024. Do të jetë Gjermani skuadra që do të mirëpresë eventin më të madh sportiv në kontinent. Gjermania kishte vetëm një konkurrent në garë, Turqinë!

Në të shkuarën në Gjermani është zhvilluar Kupa e Botës në vitin 1974, Kampionatin Europian në vitin 1988, Kupën e Konfederatave në vitin 2005 dhe një vit më vonë edhe Kupën e Botës. E veçanta është se në të gjitha këto kompeticione, përfaqësuesja vendase ka qenë gjithnjë mes katër skuadrave më të mira.

Në vitin 1974, përfaqësuesja gjermane mori Kupën e Botës. Në Europianin e vitit 1988 shkuan deri në gjysmë finale. Në shekullin e 21-të, dolën në vendin e tretë si në vitin 2005 në Kupën e Konfederatave ashtu dhe në Kupën e Botës në 2006.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online