Zlatan Ibrahimovic merr lajmin më të bukur! E ka mbyllur me Milanin, por nuk ka humbur Suedinë

0

Ibrahimoviç lëndoi këmbën në ndeshjen ndaj Juventusit dhe tashmë ka mbyllur sezonin me Milanin. Media italiane “SKY SPORT ITALIA” deklaroi se suedezi ka bërë një kontroll të specifikuar ditën e sotme dhe pritet të rikuperohet brenda 3 javëve.

Duke qenë së dy ndeshjet e ardhshme të Milanit ndaj Cagliari dhe Atalantës do të zhvillohen në një hark kohor brenda 1 javë tregon se Ibra e ka mbyllur sezonin me Milanin. Por fatmirësisht për sulmuesin 39 vjeçar, ai do të jetë i gatshëm që nga sfida e parë me Kombëtaren e Suedisë.

Ndeshja e parë e nordikëve do të jete ndaj Spanjës, e cila është edhe skuadra më e fortë e grupit. Si kapiten, Ibrahimoviç do të mundohet të drejtojë shokët e ekipit drejt suksesit, të njëjtën gjë që është duke e bërë tek Milani. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.