Do të largohet nga Reali i Madridit, Zidan është gati për të marrë kampionët e shkurorëzuar të Italisë

Nëse nuk arrin te fitojë kampionatin spanjoll me Realin e Madridit, Zinedine Zidane pritet të largohet nga pozicioni si trajneri i kësaj skuadre. Sipas gazetës italiane “Tuttomercatoëeb”, francezi mund të transferohet tek Juventus, pas zyrtarizimit te largimit të Andre Pirlos nga pankina bardhezi. Zidane gjithmonë e ka vlerësuar Juventusin si skuadër, në të cilën ka luajtur në fillimet e karrierës.

Gjithashtu pronari i Juventusit, Andrea Agnelli gjithmonë e ka vlerësuar punën e Zidane si trajner, i cili fitoi 3 herë radhazi Champions League me Realin e Madridit. Megjithatë, nëse kjo marrëveshje nuk arrin të zyrtarizohet, juventinët kanë gati planin B, i cili është rikthimi i Allegrit si trajner. Italiani krijoji një grup te pathyeshëm në Seria A dhe e dërgoi Juventusin dy herë në finale. Pas largimit të tij, as Sarri as Pirlo nuk kanë arritur të tregojnë vazhdimësi me Juventusin, pavarësisht se kishin në organikë një lojtar te klasit botëror, si Cristiano Ronaldo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online