“Jemi shumë të lumtur, sepse ia dolëm mbanë, por sonte vuajtëm shumë, kundër një ekipi të madh. E nisëm shumë keq ndeshjen, pësuam gol menjëherë, pastaj u zgjuam dhe u rritëm. Në pjesën e dytë ishim shumë mirë, ia dolëm të shënonim menjëherë dhe pastaj ushtruam presion konstant, duke sulmuar. Nuk mund të qëndrojmë të tërhequr, nuk mund të qëndrojmë në mbrojtje”, u shpreh Zidan pas ndeshjes në mikrofonin e Premium Sport.
Zidan tashmë sheh i qetë Roma-Liverpul:
“Nuk e kemi luajtur ende finalen e tretë rresht, ndaj nuk mund të them cilën preferoj prej tyre. Liverpuli apo Roma në finale? Në futboll mund të ndodhë gjithçka, Roma ka ende pak shanse”.
Duke folur për finalen e tretë radhazi, Zidan tha:
“Janë të gjitha të bukura. Tani duhet ta luajmë. Jemi të kënaqur që jemi në finale, mund të mbrojmë kupën që kemi fituar vjet, por nuk kemi fituar ende”.