Zhvillohet mbledhja e zakonshme e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, ja vendimet e miratuara

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka mbajtur ditën e sotme mbledhjen e zakonshme, në krye të së cilës ka qenë presidenti Armand Duka. Gjatë takimit janë miratuar disa vendime të rëndësishme për futbollin shqiptar, teksa KE ka shënë miratimin ditën e sotme për rregulloret e zhvillimit të aktivitetit në të gjitha kampionatet e vendit, duke nisur nga Superiorja e deri te moshat dhe kampionati i femrave.

Gjithashtu një ndër vendimet ishte zhvillimi i Asamblesë së Përgjithshme të Jashtëzakonshme për miratimin e statutit të ri të FSHF-së sipas modelit të FIFA-s. Data për këtë mbledhje është caktuar për muajin e ardhshëm, më 12 dhjetor 2020./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi i FSHF-së:

U zhvillua diten e sotme në ambientet e Federatës së Futbollit mbledhja e zakonshme e Komitetit Ekzekutiv nën drejtimin e Presidentit Armand Duka.

Në këtë mbledhje u vendos zhvillimi i Asamblesë së Përgjithshme të Jashtëzakonshme për miratimin e statutit të ri të FSHF sipas modelit të FIFA-s, e cila do të mbahet në 18 dhjetor 2020

Ndër të tjera, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit miratoi rregulloret e zhvillimit të aktivitetit për Kategorinë Superiore, Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë, moshat, U-17, U-19 Superiore dhe Kampionatin Kombëtar të futbollit të femrave.

Komiteti gjithashtu miratoi propozimin për vazhdimin e projektit “Topi Yt” për katër vitet e ardhshme, 2021-2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online