Historia e rrallë/ “Nuk ia dilja dot me këto kontrata“, një ish- i Rangers lë futbollin 25-vjeç për t’u bërë… pemëtar

Shpesh kemi dëgjuar që shumë lojtarë të njohur kanë sakrifikikuar gjithçka për të ndjekur ëndrrën e tyre të futbollit, madje duke u kthyer edhe në një frymëzim për mijëra të rinj që ndajnë të njëjtin pasion dhe dëshirë për këtë sport. Por një rast i rrallë vjen nga Luca Gasparotto. Vetëm 25 vjeç dhe ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij të futbollit në moshën që shihet si momenti më i mirë për të bërë emër.

Kanadezi ka luajtur në të shkuarën edhe me gjigantët e Rangers në Skoci, si dhe ka provuar edhe fanellën e Kombëtares së tij. Por “The Scotish Sun” sjelll vendimin e Gasparotto-s për të ndërprerë ëndrrën e tij në mënyrë që të bëhet një… pemëtar. Lojtari e ka parë situatën me perspektivë për të ardhmen dhe me kontratat që siguronte nëpërmjet futbollit nuk mund t’ia dilte më vonë, duke bërë që të ndryshonte rrugë e të merrej me kultivimin e pemëve.

“Nuk është mungesë respekti për futbollin apo për këtë kampionat, por erdha në shtëpi dhe kuptova se është e vështirë t’ja dalësh me këto kontrata. E mora këtë vendim të vështirë për të ndjekur një tjetër karrierë. Jam mirënjohës për mundësinë që më është dhënë. Faleminderit për këto 9 vite në futbollin profesionist. Jetova një ëndërr duke vizituar shumë vended dhe duke luajtur kudër apo së bashku me shumë lojtarë të mëdhenj. Në këtë pikë të jetës sime po përgatitem për plane afatgjata dhe ky ishte vendimi më i vështirë që kam marrë”, ka thënë Luca Gasparotto./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online