Ronaldo kërkon ish-shokun e skuadrës në Torino, Juventusi gati për të bërë goditjen me parametra 0

Cristiano Ronaldo është i pakënaqur me kolegët e skuadrës, prandaj i ka kërkuar drejtuesve të bindin Angel Di Marian të transferohet tek Juventusi. Portugezi e njeh mjaft mirë argjentinasin, pasi më parë kanë luajtur bashkë tek Reali i Madridit. Gjithashtu me largimin e Douglas Costas tek Bayern Munchen, trajneri Pirlo mund të alternojë Cuadrado dhe Di Maria në krahët e sulmit.

Kontrata e Di Marias skadon në verën e 2021, megjithatë juventinët mund të nënshkruajnë një para-marrëveshje me lojtarin për të siguruar blerjen e tij me parametra 0. Një sinjal nga Cristiano Ronaldo do ta bindte me patjetër 32 vjeçarin, pasi do të bashkohej në këtë klub edhe me patriotin e tij Paulo Dybala, me të cilin ka luajtur tek kombëtarja e Argjentinës./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online