Zhvillimet e fundit te Barcelona/ Refuzohet kërkesa e Koeman, rriten shanset e Rei Manajt për ekipin e parë

Rei Manaj ka shkëlqyer në fazën përgatitore me Barcelonën duke arritur që të shënojë 4 gola. Por a do të mbetet sulmuesi shqiptar si pjesë e ekipit të parë? Shanset janë duke u rritur nga dita në ditë.

Me Agueron që nis me historinë e vjetër të dëmtimit pa debutuar ende, Koeman ka kërkuar nga drejtuesit një sulmues tjetër. Sipas gazetarit të “Diario Sport” është refuzuar kërkesa e trajnerit nga katalanasit.

Nëse Koeman dëshiron përmbushjen e kërkesës, do të vijë vetëm në rastin se Braithwate do të shitet për një çmim të mirë. Kjo mund t’i hap rrugën Rei Manajt për të pasur hapësirën e tij te Barcelona e Koeman. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online