Kukësi do të niset sot në orën 21:00 drejt Gjeorgjisë, pasi nëse nuk paraqitet rrezikon që të penalizohet, edhe pse fakti që Gjeorgjia nuk i ka pasur me viza të gjithë futbollistët e Kukësi. Vetë klubi raportoi se katër futbollistë nuk janë pajisur me viza dhe ky është një problem jo i vogël.
Gjithsesi, mësohet se vetëm 1 nga katër futbollistët që patën probleme kanë mundur që të marrin vizën. Portieri Faton Maloku do të udhëtojë me skuadrën drejt Gjeorgjisë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë. Një lajm i mirë duke ditur se edhe Frashëri kishte pasur shqetësime.
Situata mbetet e njëjtë me Edis Malikin, Valon Ethemin, të cilët kanë udhëtuar drejt Maqedonisë, si dhe e sulmuesit Rexhinaldo që do të qëndrojë në Tiranë. Një situatë aspak pozitive, pasi Kukësi luan një ndeshje shumë të rëndësishme.