Zhufo: Kishte situata jo normale, ju tregoj pse ika

Viktor Zhufo sezonin e ardhshëm do të luajë me Vardarin në Maqedoni. Sfidat me Shkëndijën do të jenë të veçanta për brazilianin, pasi me kuqezinjtë e Tetovës ka luajtur në të shkuarën. Vjet ai provoi një eksperiencë në Superiore me Flamurtarin, por në fund të sezonit u largua.

Në një intervistë të dhënë për “Globoesporto”, ai tregon pse iku nga vlonjatët: “Në Shqipëri kisha disa situata të vështira për t’u kuptuar. Ishin situata jo normale, besoj. Na janë akorduar më shumë se dhjetë penallti kundër ekipit tonë dhe disa prej ishin absurde. Të gjithë në fushë ishin të paralajmëruar para ndeshjeve se diçka e tillë do të ndodhte gjatë ndeshjes. Këto situata, për mua, ishin absurde dhe vendimtarë që unë të lija Flamurtarin”.

Kanë qenë sezone të mira ato me Shkëndijën. Mua m’u hapën dyert dhe emri im u bë i njohur në Maqedoni. Do të jetë e vështirë të luajë kundër tyre, pasi kam një lidhje të fortë me tifozët. Do jetë një eksperiencë e re të luaj me rivalët e tyre, por në futboll duhet të jesh profesionist, nuk ka rrugë tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *