Zhoze Murinjo nuk ka vendosur akoma për të ardhmen. Po përflitet prej kohësh për një rikthim të tijin tek Interi, por Antonio Konte mbetet favorit për t’u ulur në stolin zikaltër. Portugezi ka dhënë një intervistë për “DAZN”, që do të publikohet me datë 24 prill.
Një pjesë e vogël është bërë publike në mediat italiane, aty ku “Special One” për trajnerin Murinjo dhe njeriun Zhoze. Në fund zgjedhja midis të dyve dhe epiteti që do të përdornin lojtarët e tij për të.
“Zhoze është një njeri i qetë, i ndjeshëm dhe mendon shumë për të tjerët. Si trajner është pragmatik, emocionalisht inteligjent, por edhe dominues. Mua më pëlqen shumë Zhoze si njeri dhe është mëkat që shumica më njohin më shumë si trajner sesa si një njeri. Çfarë termi do të përdornin lojtarët e mi për mua? Bastard…”, përfundon trajneri i famshëm.