Liverpuli do të presë nesër Çelsin në “Anfield”, ndoshta në ndeshjen më të vështirë që ka në kalendar deri në fund të Premier Ligës. Të dyja ekipet vijnë me moral të lartë në këtë takim, teksa vijnë nga fitoret e arritura në Champions dhe Europa League.
Në kuadër të takimit ka folur sulmuesi i bluve, Oliver Zhiru, i cili ka ndezur menjëherë sfidën. Francezi është pyetur për Van Dijk dhe përgjigja e tij ka qenë e qartë. 32-vjeçari ka deklaruar që në ndeshjen e luajtur vitin e shkuar në “Stamford Bridge” ka qenë ai që ka shënuar golin e fitores, po ashtu dhe në përballjen Francë-Holandë në Ligën e Kombeve.
“Kam luajtur kundër Van Dijk dhe kam fituar vitin e shkuar, ku edhe shënova në fitoren në ‘Stamford Bridge’. Gjithashtu në ‘Stade de France’, kur luajtëm kundër Hollandës disa muaj më parë shënova golin e fitores.”
Gjithsesi, pavarësisht fjalëve të thëna, pritet të shihet në rast se Zhiru do të startojë në 11-shen titullare, pasi Gonzalo Higuain dihet që është një ndër të preferuarit e Mauricio Sarrit.