Zhgënjimi ndaj Udinezes u la pas, Rrahmani shpërblen besimin e trajnerit: Ja çfarë tha Gatuzo, objektiv kemi…

Amir Rrahmani ka lënë pas krahëve atë debutim zgjënjyes ndaj Udinezes, ku ishte fajtor për golin e kundërshtarëve me gafën e bërë në pasimin për portierin. Megjithatë Gatuzo ka vendosur t’i besojë sërish një vend në formacion, duke luajtur nga minuta e parë në duelin e fituar kundër Empolit në Kupën e Italisë. Këtë herë mbrojtësi shqiptar e shpërblen besimin e trajnerit, teksa tregohet i saktë në prapavijë dhe fiton duelet e tij në ajër.

Në një prononcim të dhënë pas ndeshjes për “Rai Sport”, Rrahmani shprehet i lumtur që siguruan kualifikimin, ndërsa tani është një kundërshtarë i fortë ai që do i presë. Kapiteni i Kosovës zbulon më tej edhe objektivin e Napolit për këtë sezon si dhe fjalët e thëna nga Gatuzo për duelin ndaj Empolit.

“Ndeshjet e Kupës janë të vështira, të gjithë duan të kalojnë, por ne luajtëm një ndeshje të shkëlqyeshme kundër një kundërshtari me vlerë. Gatuzo na tha se ishte e rëndësishme të kualifikoheshim. Tani një kundërshtar i fortë do të na presë.

Kampionat atipik, a ndiheni në garë? “Po, ne përpiqemi të bëjmë punën tonë dhe të ecim përpara, në Serie A si dhe në Kupë. Qëllimi ynë është të përfundojmë në top 4, pastaj nuk i dihet kurrë”, është shprehur Amir Rrahmani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online