VIDEO/ Një shqiptar i shkaktoi panik Napolit, rrëmbeu skenën me dy supergolat në portën e Meret

0

Napoli u kualifikua në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë, teksa ka mposhtur me rezultatin 3-2 Empolin. Pavarësisht se në letër kjo ndeshje dukej mjaft e lehtë për skuadrën e drejtuar nga Xhenaro Gatuzo, kundërshtari luajti një ndeshje mjaft të mirë , duke i shkaktuar jo pak vështirësi. Golat për Napolin u shënuan nga Di Lorenzo, Lozano dhe Petanja.

Lojtari i kësaj ndeshje ishte pa dyshim shqiptari Nedim Bajrami, që shënoi 2 gola fantastik në portën e Napolit, duke i shkaktuar panik këtyre të fundit. Goli i parë i tij ishte mjaft i bukur, teksa në minutën e 33-të me anë të një diagonale solli barazimin në 1-1 për skuadrën e Empolit. Në minutën 67-të kur ndeshja ishte 2-1 në favor të Napolit, përsërsi Bajrami lëshon një “predhë” nga distanca për të sjellë sërish barazimin në 2-2.

Megjithatë Napoli me anë të Andrea Petanja u rikthye përsëri në avantazh dhe mbylli gjithçka në 3-2. Rrahmani luajti 90 minuta të plota, ndërsa nga ana tjetër Hysaj u detyrua ta shihte të gjithë ndeshjen nga stoli./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.