“Zhgënjim dhe shumë turp”, Shezni nuk beson në fat dhe i jep dorën Shqipërisë: Skuadra që shënoi dy gola fitoi

Ujçeh Shezni ka folur për mikrofonin e “TVP Sport”-it pas humbjes së sotme kundër Shqipërisë. Portieri i Polonisë nuk e ka fshehur zhgënjimin që ka ndjerë, por nga ana tjetër i jep meritat edhe kuqezinjve. Gardiani i Juventusit është shprehur se nuk beson te fati në futboll, prandaj ndeshjen e fitoi ai ekip që shënoi golat.

“Nuk besoj shumë në mungesën e fatit në futboll. Skuadra që shënoi dy gola fitoi. Nuk krijuam asnjë mundësi shënimi.  Zhgënjim dhe shumë turp. As unë nuk mund të shoh se çfarë po ndodh në fushë. Djemtë nuk mund të kritikohen për angazhimin e tyre, por në fushë duket ose e keqe ose e tmerrshme”, ka thënë Ujçeh Shezni./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online