“Më dhemb zemra”! Lewandowski e përjeton keq humbjen në Tiranë: Isha i pafuqishëm, kërkoj falje për këtë ndeshje që bëra

Lewandowski nuk ka arritur në asnjë moment që të bëjë diferencën në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë. Kuqezinjtë fituan në shifrat 2-0 dhe sulmuesi i polakëve, shprehu hapur zhgënjimin e madh.

“Nuk ka asnjë shpjegim për ne. Dështuam në këtë ndeshje, jo vetëm me rezultatin, por edhe me lojën. Duhet t’u kërkojmë falje tifozëve për atë që treguam. Personalisht edhe unë ndihem përgjegjës për këtë dhe nuk është dashur të shkojë në këtë drejtim. Më dhëmb shumë zemra, luajta ashtu si luajta, ishte një pafuqi.

Është e vështirë të thuhet se çfarë ka ndodhur. Në fakt, kjo skuadër nuk ka ndryshuar shumë. Trishtimi që është në mua, që është tek ne, është aq i madh sa nuk dua as të kërkoj shpjegim. Duhet gjetur një zgjidhje. Na vjen shumë keq, e kuptojmë që dështuam dhe nuk ka kuptim të kërkojmë justifikime, sepse nuk do t’i gjejmë. Sigurisht që besoj te djemtë, besoj në potencialin që ka në skuadër dhe e di që i gjithë skuadra ka aftësi të mjaftueshme për të luajtur më mirë dhe për të fituar”, tha Leëandoëski. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online