Zhgënjen sërish Portugalia, çfarë fati Ukraina e Shevçenkos!

Fitore në frymën e fundit për Ukrainën, kurse Portugalia ngec në shtëpi me Serbinë. Skuadra e drejtuar nga Andri Shevçenko përmbysi Luksemburgun, që në fakt e “dhuroi” fitoren në fund dhe ndeshja përfundoi 1-2.

Turpel kaloi më avantazh skuadrën vendase, ndërkohë që pa u mbyllur pjesa e parë Tsigankov vendosi baraspeshën. Gjithçka u duk se do të shkonte në paqe, pasi në fraksionin e dytë të lojës nuk pati ndryshim rezultati në kohën e rregullt. Në kohën shtesë, Rodriguez shënoi në portën e tij dhe shpërtheu në lot. Festa e gjitha për Ukrainën, që kryeson grupin pas dy ndeshjes.

Portugalia nuk di të fitojë dhe këtë herë e ka parë veten në disavantazh me Serbinë. Një penallti në fillim të takimit u kthye në gol nga Tadiç. Kur ishin luajtur 30 minuta lojë Kristiano Ronaldo la fushën e blertë për arsye dëmtimi. Pereira tre minuta para fundit të pjesës së parë lëshoi një predhë nga jashtë zone dhe shënoi golin që i dha një pikë në fund Portugalisë.

KUALIFIKUESET E EURO 2020 – GRUPI B
E hënë, më 25 mars 2019, ora 20:45

Luksemburg 1 – 2 Ukrainë
Shënues: Turpel 34’ / Tsigankov 40’, Rodriguez 93’ (aut.)
Portugali 1 – 1 Serbi
Shënues:
Pereira 42’ / Tadiç 7’ (pen.)

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *