Sadiku: Andorra u mundua të na acaronte, fitorja na kënaq!

Kombëtarja jonë mori një fitore mbrëmjen e sotme ndaj një kundërshtari modest si Andorra. Pas takimit, autori i golit të parë, Armando Sadiku foli për “RTSH” dhe “Supersport”, ku u shfaq i lumtur për këtë fitore.

“Fitorja ishte shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh humbjen që pësuam kundër Turqisë. U mblodhëm, kemi folur shumë para kësaj ndeshjeje. Ishte fushë shumë e vështirë, kundërshtari shumë i vështirë, prandaj kjo fitore më kënaq shumë. Edhe goli më lumturon shumë, pasi ndihmova ekipin të marrë tri pikët. Kur futemi në fushë, ne gjithmonë duam të fitojmë.

Këtu na duhej vetëm fitorja dhe jam i lumtur që ia dolëm. Brenda fushës ishin shumë lojtarë që mundoheshin të na acaronin, simulonin shumë, protestonin te arbitri. Megjithatë, ne u treguam profesionista dhe ia dolëm me shumë mençuri në këtë transfertë shumë të vështirë.

Jam i lumtur që shënova, ishte ndeshje e vështirë. E dinim dhe jam i gëzuar që kthehem në kombëtare dhe shënoj. Jam i lumtur për tre pikët. E dinim që duhet të shënonim shpejt. Po mos ta bënim, do ishte problem. Ishin ekip provokues, simulonin dhe protestonin tek arbitri. Unë besova dhe shënova.

Ekipi u çlirua pas atij goli. Nuk dolëm shumë mirë në sulm, por ishte shumë e vështirë. Tereni dhe kundërshtari në e vështirësuan. Na duheshin tre pikët, në vazhdim do shohim anën e lojës në sulm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online