Zhgënjen sërish Napoli, kreu mbetet i Interit

0

Barazimi mes Juventusit e Interit mbrëmë ishte një lajm i mirë për Napolit, që sot kundër Fiorentinës në San Paolo do të merrte kreun në rast suksesi.

Doli në dritë një barazim 0-0, që ka konfirmuar momentin e vështirë të skuadrës së Elseid Hysajt.

Asnjë rrezik në pjesën e parë nga napolitanët, ndërsa në të dytën presioni u rrit shumë, me Zielinskin që goditi shtyllën dhe me Hamshik e Mertens që humbën raste të shkëlqyer.

Një dështim i vogël për Napolin, që nis rënien dhe qartësisht nuk ka skuadrën e kompletuar të Juventusit e Interit, sepse që kur u dëmtua mbrojtësi Gulam, ka nisur një rënie e frikshme në lojë e rezultate.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.