Egnatia për rekord, Dinamo zhyt Besën

Nëse ka një skuadër mbretëreshë për ndeshjet jashtë fushe, ajo është Egnatia. Skuadra nga Rrogozhina ka fituar edhe sot në Shkodër, ndaj Vllaznisë B, me një gol nga Okebugu në minutën e 76-të. Është fitorja e katërt rresht jashtë fushe për Egnatian debutuese, që tashmë është e dyta në grupin A të Kategorisë së Parë.

Ndërkaq, zhgënjen sërish Besa dhe kriza nuk ka fund. Skuadra kavajase u mund sot 1-0 në Pezë-Helmës nga Dinamo, me gol vendimtar shënuar nga Mirel Çota në minutën e 24-t. Frymëmarrje në renditje për Dinamon, ndërsa Besa rrëshqet në mesin e tabelës, pas startit me ambicie të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online