Zherom Boateng ngrin Murinjon!

Sipas “Bild”, Zherom Boateng, mbrojtësi i Bajernit të Mynihut, që dukej se ishte me valixhe në duar, i ka thënë “jo” ofertës së Mançester Junajtidit dhe Zhoze Murinjos. Ai e ka falënderuar portugezin për këtë ofertë, por do të qëndrojë në Mynih.

Motivi? Oferta ekonomike jo bindëse, pasi ai do ta linte Bajernin për të fituar shumë më shumë. Nuk dihen ende shifrat, por sipas medieve angleze, Mançesteri nuk ka shkuar më shumë se 8 mln euro në sezon, teksa Boateng kërkon të paktën 10 mln euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *