“Shkëndijë” shprese, kuqezinjtë gati për mrekullinë ndaj Salcburgut

Një ndeshje e gjitha për t’u shijuar ajo e Shkëndijës përballë Salcburgut, në turin e tretë kualifikues të Champions League. Sfidë me shkallë shumë të lart vështirësie, përballë një rivali tejet të fort dhe me shumë emër në arenën ndërkombëtare. Megjithatë, edhe një ide e qartë nga trajneri Qatip Osmani: kuqezinjtë nuk do të hyjnë në lojë të dorëzuar dhe do të provojnë shanset e tyre.

“Jemi të lumtur që do të përballemi me një skuadër të madhe si Salcburgu. Bëhet fjalë për kundërshtar të fortë, një skuadër shumë cilësore që sigurisht do të na vëndosë para një detyre të vështirë. Jemi të vetëdishëm për atë që na prêt, por kjo nuk do të thotë se do të dorëzohemi para kohe. Përkundrazi, jemi këtu për të provuar të bëjmë më të mirën. Duhet të jemi kompaktë dhe të disiplinuar, për të amortizuar sulmet e tyre dhe të shfrytëzojmë çdo mundësi që do na krijohet”, tha Osmani.

Në konferencën për shtyp, trajneri shoqërohej nga kapiteni Armend Alimi, i cili vlerësoi forcën e Salburgut, por u shfaq optimist dhe plot besim, se Shkëndija do të provojë të bëjë surprizën. “Kemi arritur në turin e tretë të Champions League dhe nuk mendojmë të ndalemi këtu. Jemi të gatshëm të japim gjithçka nga vetja, përballë një rivali të madh”, tha ai.

Alimi vazhdoi: “Kundërshtarët janë favoritë prej ekipit, buxhetit dhe eksperiencës, por në fushë do të jemi 11 kundër 11. Aty mund të vendosë motivimi dhe ne, jemi të gatshëm të japim më shumë se 100 për qind. Nuk kemi çfarë të humbasim, por vetëm të fitojmë. Do të bëjmë më të mirën, pas ndeshjes do të shohim nëse kjo do të mjaftojë për të marrë rezultat pozitiv”, deklaroi kapiteni Armend Alimi.

Pas konferencës për shtyp, ku gazetarët austriakë vlerësuan dominimin e Shkëndijës në kampionatin maqedonas, me 35 pikë diferencë nga Vardari dhe 101 gola të shënuar, kuqezinjtë zhvilluan edhe seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Red Bull Arena”, aty ku të mërkurën në orën 19:00 do të luhet ndeshja. Të gatshëm për këtë ndeshje te tetovarët janë edhe Gledi Mici dhe Besmir Bojku I rikuperuar, ndërsa me ekipin nuk udhëtoi Alma Vakili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online