Juventusi nuk po kalon një moment të mirë aktualisht, teksa humbja në Champions ndaj Atletikos, ka kompromentuar shumë sezonin e bardhezinjve, sidomos për trajnerin Alegri, i cili është një ndër më të kritikuarit.
Pikërisht ky i fundit, ditën e djeshme i habiti të gjithë, teksa çaktivizoi të gjithë rrjetet e tij sociale. Alegri njihet për postimet e tij të shpeshta, sidomos në Twitter e Instagram, ku pas ndeshjeve të ekipit të tij, analizon sfidat.
Fillimisht, u mendua që ky vendim u mor për shkak të kritikave dhe ofendimeve nga tifozët, por mediat italiane ditën e sotme kanë raportuar se arsyet e mbylljes së rrjeteve sociale, janë arsye personale të Alegrit.