U largua me dëshirën e vet, premtoi se do të paguante për prishjen e kontratës, por Moise Nkunku tashmë është zhdukur dhe nuk po bëhet i gjallë.
Tani Tirana është duke përgatitur dokumentacionin për të çuar në gjyq 20-vjecarin nga Kongo, raporton Supersport.
Mesfushori anësor, i cili sezonin e kaluar ishte titullar te bardheblutë, ka kontratë edhe për sezonin e ardhshëm, por ka refuzuar të vijë në Shqipëri, duke premtuar se do të gjejë ekip dhe do të paguajë vetë dëmshpërblimin.
Te Tirana pretendojnë se ndaj tij janë shlyer të gjitha detyrimet financiare për sezonin e kaluar, ndaj Moise nuk ka asnjë opsion të vlefshëm për të pretenduar prishjen e njëanshme të kontratës. Në këtë mënyrë te Tirana përgatiten për ta çuar në FIFA kongolezin, duke i kërkuar një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh.