Zevzeku “online”: Pashë burra që ledhatoheshin!

Shpëtim Gjika nuk duron. Zevzeku, sikurse e cilësoi Sinan Idrizi, ka reaguar nga llogaria e tij në “Facebook”. Nuk është përkujdesur as për fjalorin e përzgjedhur. Ish-kryebashkiaku këtë herë ka ngacmuar edhe Dritan Lelin.

“Faleminderit SuperSport! Faleminderit, që pas kaq vitesh, në këtë moshë, më mundësove të shoh live dy meshkuj, (burra nuk u them dot), të “mikloheshin”, të “komplimentoheshin”, të “përkëdheleshin” e pothuajse“ të ledhatoheshin” me njëri-tjetrin, për ta mbyllur më pas me një hot “përqafim”! Dhe në momentin që ata “dy meshkujt”, se burra nuk i quaj dot, e vendosën se, “armiku” i dashurisë së tyre, paskam qenë unë me “zevzekllëkun” tim në fb, kaluan në orgazëm!Më pas, njëri nga “meshkujt” “fluturoi” në ajër, ndërsa “mashkulli” tjetër “zbriti” me këmbë në tokë!”, shkruan Gjika.

Komentues të shumtë në postimin e tij, ndërkohë ish-kryebashkiaku ka bërë edhe një sqarim tjetër: “Nuk kam asnjë problem të tillë, përkundrazi e kam falënderuar dhe ja vlerësoj kontributet administratorit! Por fyerjet nga ana e tij janë të tepërta dhe tejkalojnë çdo limit njerëzor! Unë kam 4 vjet që kam ikur nga ekipi dhe 3 vjet nga Bashkia! Të shohin përpara ata, boll shohin nga mbrapa! Unë aq dija, aq bëra! Ta ujdisin këta më mirë!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *