Kohët e fundit është spekuluar shumë për sa i përket një largimi të mundshëm të Gentian Mezanit nga drejtimi i Gjilanit. Mediat kishin raportuar se në fundin e sezonit, trajneri vlonjat do të largohej nga klubi gjilanas.
Lidhur me këto lajme, ka reaguar vetë klubi i Gjilanit. Me një komunikatë në “Facebook”, Gjilani ka deklaruar se lajmet janë të pavërteta dhe se bëhen për interesa të personave të caktuar.
KOMUNIKATË
SC Gjilani informon publikun se pas shkrimeve të fundit që po qarkullojnë nëpër mediumet dhe gazetat tona, kinse në fundin e sezonit trajneri i ardhur javë më parë, Gentjan Mezani, do të largohet nga klubi dhe ta lërë postin e kryetrajnerit dikujt tjetër.
SC Gjilani ju njofton se këto informata janë të pa vërteta dhe nuk qëndrojnë.Kryetrajneri i klubit, Gentjan Mezani, e ka besimin dhe mbështetjen e plotë të klubit.
Kjo nënkupton se spekulimet e bëra nëpër mediumet tona, janë për emra të përveçëm dhe për interesa të personave të caktuar, ndaj me anë të kësaj komunikate duam ti hedhim poshtë informatat e dalura sot nga disa mediume.
SC Gjilani
Gjilan,30 Prill