Kasano, më i miri i historisë dhe si përfundoi Ronaldo te Milani: Rrëfehet Fabio Kapelo

Fabio Kapelo njihet si një ndër ikonat e futbollit italian, me trajnerin që ka drejtuar shumë ekipe në karrierën e tij. Së fundmi, italiani ka dhënë një intervistë, ku ka rrëfyer se si përfundoi Ronaldo fenomeni te Milani, apo tregoi dhe për Kasanon si dhe lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave.

KASANO – “Një talent që për fat të keq e humbi rrugën për arsye të tjera. Pasi u largua nga Roma e humbi karrierën e tij. Kurrë nuk kam parë një talent të tille. Kasano ishte më i fortë se Toti në 20-25 metra të fundit. Ngjasonte shumë me Saviçeviç. Nuk arriti ta kuptonte vlerën e tij. Kishte mundësinë të bëhej një ndër lojtarët më të mirë në Botë, pasi ishte ndër më të fortit, kishte shpejtësi dhe forcë fizike.”

RONALDO – “Në Madrid gjeta Ronaldon, që ishte bullafiqi i madh, dhe Kasanon, që ishte bullafiqi i vogël. Kalimi i Ronaldos te Milani? Më telefonoi Berluskoni, duke më pyetur si ishte Ronaldo braziliani. I thashë që ishim në bisedime me skuadra saudite, që peshonte shumë më tepër se 84 kg, që duhej të ishte pesha e tij, që e kishte mendjen tek ushqimi dhe modelet seksi. Berluskoni më falënderoi, mbylli telefonin… dhe ditën tjetër Ronaldo ishte i Milanit.”

MË I MIRI I TË GJITHË KOHËRAVE – “Për mua, Van Basten. Maldini dhe Barezi meritonin të fitonin “Topin e Artë”. Taktikat e sotme? Sot fitojnë me skema dhe ide. Ka trajnerë me ide në Itali, por tani jemi duke arritur në një fazë ku jemi ende pasues të Barcelonës së Guardiolës. Kohët e fundit kam parë dy ekipe italiane të luajnë shumë mirë, si Atalanta dhe Lacio”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online