Malkom Oliveira është transferuar vetëm para pak ditësh nga Barcelona në Rusi te Zeniti për 40 milionë euro. Megjithatë, ai nuk është pritur aspak mirë nga tifozët. Një nga tifogrupet kryesorë të ekipit po protestojnë ashpër për afrimin e brazilianit të talentuar.
Arsyeja është skandaloze. Zeniti e ka si traditë të mos firmosë me lojtarë me ngjyrë dhe Malkom e thyen këtë tabu. Por duket se braziliani nuk do të mundet të qëndrojë në Rusi. Kontestimet e shumta mund ta ndërlikojnë edhe më shumë situatën dhe Zeniti po tenton një zgjidhje tepër të dhimbshme.
Sipas “Tuttosport”, drejtuesit e klubit rus po shohin mundësinë e një shitjeje të 22-vjeçarit. Nga kjo situatë del e fituar Barcelona, që ka një përqindje të caktuar në shitjen e sulmuesit. Shumë vështirësi për Malkom, që nga mosaktivizimi në “Camp Nou”, bie pre e racizmit në Rusi.